Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj, ishte i ftuar për të folur mbi aktualitetin politik mbrëmjen e kësaj të premteje. I pyetur nga gazetari Besard Jacaj, mes të tjerash edhe për ish-deputetë të opozitës që kanë marrë poste nga qeveria, Biberaj zbuloi se edhe ai ka pasur ofertë nga kryeministri. “Ofertë kam pasur edhe unë nga Edi Rama, por nuk jam tunduar për asnjë moment. As nuk më ka shkuar në mendje. Kanë qenë oferta për pozicione të rëndësishme politike, të cilat unë i kam refuzuar pa asnjë lloj dyshimi. Përgjigjja ime ka qenë korrekte, gjykoj: Unë jam i djathtë dhe nuk kam nevojë për një mandat deputeti. Dhe për kuriozitet, përgjigjja e tij ka qenë: Pse, unë jam i majtë?”, tha Biberaj. I...
Burimi:
ntv.al