Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Janë me hematoma serioze, kanë marrë goditje në tru. Boçi u qëllua me snajper

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Janë me hematoma serioze, kanë marrë goditje në tru. Boçi u qëllua me snajper

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vizitoi protestuesit e shtruar te Spitali i Traumës në mesnatën e të premtes. I shoqëruar edhe nga deputeti Tritan Shehu ai pa gjendjen e protestuesve, dy prej të cilëve, sipas Berishës, janë dhunuar nga policia. Në një prononcim për mediat, lideri i opozitës tha se njëri prej protestuesve është goditur me shqelm në kokë gjatë arrestimit dhe ka hematoma të shumta. Ndërkaq, protestuesi tjetër u qëllua në kokë me një garantë gazilotësjellësi, duke marrë dëmtime të rënda. “Dy të rinj janë me kontuzion trunor, për shkak se njëri prej tyre, 18 vjeçar e kanë gjuajtur si kafshë me këpucë në kokë, me shkelm, për asnjë lloj motivi, veçse për ta marrë me forcë në makinën e tyre, tek po...