Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Berisha urdhër të prerë deputetëve të PD: Nuk do dilni në emisione pa marrë leje dhe përballë analistëve
Sali Berisha iu ka shpërndarë një mesazh deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë, me anë të së cilës iu bën me dije se nuk mund të dalin me emisione televizive pa lejen e tij dhe përballë analistëve. “Mesazh drejtuar anëtarëve të Kryesisë së PDSH, deputetëve të Grupit Parlamentar të PDSH, anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PDSH, drejtuesve dhe anëtarëve të departamenteve qendrore të PDSH, drejtuesve të degëve të PDSH. Përshëndetje të nderuar zonja dhe zotërinj, Me këtë mesazh ju rikujtoj se Kryesia e PDSH dhe Grupi Parlamentar i PD kanë vendosur si më poshtë: 1-Përfaqësues të PD do të dalin në debate/emisione televizive vetëm me counterparts të tyre (pra me të ngjashmit politik) që përfaqësojnë qeverinë, Partinë Socialiste dhe institucionet e tyre të varësisë. Përfaqësues të PD, qofshin anëtarë...