Berisha trondit: Balluku i çoi vrasës prokurorit që e hetoi, kanosje në mënyrën më të egër

Berisha trondit: Balluku i çoi vrasës prokurorit që e hetoi, kanosje në mënyrën më të egër

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat deklaroi se përpjekja e fundit e SPAK për Belinda Ballukun dëshmoi se kryeministri Edi Rama po mbron korrupsionin e tij dhe të bashkëpunëtorëve. Ai tha se SPAK de-facto nuk ekziston më, që prej rrëzimit të kërkesës për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se Balluku i ka dërguar vrasës me pagesë prokurorit të SPAK që hetoi aferat e saj. “Ky prokuror zbatoi ligjin, u kërcënua, ky prokuror është kërcënuar në mënyrën më të egër. Është kërcënuar nga vrasës të dërguar nga Lubi Balluku dhe Edi Rama. Është kërcënuar nga Edi Rama vetë, është kërcënuar nga të gjitha anët. Ky prokuror nuk është tërhequr, i ka qëndruar deri...