Berisha tregon mesazhin që i la Dumanit: Krimi antikushtetues do marrë ndëshkimet më të rënda
Sot, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lexoi mesazhin që deklaroi se kishte lënë në SPAK. Në mesazhin e tij, Berisha e cilësoi Dumanin 'si armik të egër të votës së lirë të shqiptarëve, avokat të Irena Gjokës, Elvis Doçit, Altin Hajrit dhe Kreshnik Farrukut'. MESAZHI I BERISHËS: “Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, avokatit të Irena Gjokës, Elvis Doçit, Altin Hajrit dhe Kreshnik Farrukut, me paralajmërimin se drejtësia vonon, por nuk harron dhe krimi antikushtetues do marrë ndëshkimet më të rënda”. Sali Berisha. Ky ishte dokumenti që i lashë në SKAP.
Burimi:
syri.net