Berisha thirrje qytetarëve pak para protestës: Ditë e madhe në historinë e demokracisë në Shqipëri, dilni të gjithë në shesh

Berisha thirrje qytetarëve pak para protestës: Ditë e madhe në historinë e demokracisë në Shqipëri, dilni të gjithë në shesh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në shesh, për protestën e cila pritet të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë. Teksa uroi besimtarët për festën e Sulltan Novruzit, Berisha u shpreh se sot është “ditë e madhe në historinë e demokracisë në Shqipëri”. “Të dashur qytetarë dhe qytetare! Sot 22 Marsi, dita e Sulltan Nevruzit. Me këtë rast uroj nga zemra të gjithë bektashinjtë shqiptarë në këtë ditë.  Shpreh mirënjohjen dhe nderimin tim më të madh për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në historinë tonë kombëtare. Por sot, 22 Marsi është edhe një ditë e madhe në historinë e demokracisë në Shqipëri, është dita në të cilën 34 vite më parë, shqiptarët u ndanë nga diktatura komuniste...