Berisha thirrje policisë një ditë para protestës: Bashkohuni me ne në kryengritjen paqësore, të largojmë qeverinë

Berisha thirrje policisë një ditë para protestës: Bashkohuni me ne në kryengritjen paqësore, të largojmë qeverinë

Sali Berisha: Nesër u bëj thirrje forcave të rendit të marrin vendimin historik, të bashkohen me protestuesit. Bashkohuni me interesin e familjeve tuaja, të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Bashkohuni të shporrim këtë bandë kusarësh. Bashkohuni me misionarët që do shporrin këtë qeverinë, do rikthejnë lirinë, udhëtimin drejt Europës. Të gjithë në Tiranë në kryengritjen paqësore të fitores, për Europën. Mirënjohje KE për deklaratën e sotme që i tha kryehajdutit se kurrë drejtësinë s’mund ta pengosh. Ta detyrojmë hajdutin të shkojë te… aty ku e ka vendin. Nesër e gjithë Shqipëria në Tiranë. Lajmi në përditësim… Top Channel