Berisha thirrje për mobilizim: 10 shkurti, ditë kyçe e kryengritjes kundër regjimit

Berisha thirrje për mobilizim: 10 shkurti, ditë kyçe e kryengritjes kundër regjimit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për intensifikimin e aksionit opozitar, duke e cilësuar protestën si rrugën e vetme për t’u përballur me qeverinë. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha deklaroi se data 10 shkurt do të jetë një moment i rëndësishëm i asaj që ai e quajti “kryengritje paqësore” kundër regjimit. Sipas Berishës, zemërimi qytetar është i prekshëm në takimet që përfaqësuesit e opozitës po zhvillojnë në terren dhe ky reagim, tha ai, do të shprehet në rrugët dhe sheshet e Tiranës. “Kjo javë duhet të jetë një përkushtim i plotë dhe total në takimet me qytetarë, në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë”, u shpreh kreu i PD-së. Ai theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët përmes bisedave,...