Berisha thirrje gjyqtarëve në Hagë: Para jush duhet të ulen Vuçiç e Rama, jo ish-krerët e UÇK-së
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga sheshi para Kryeministrisë u është drejtuar me një thirrje gjyqtarëve në Hagë, pas kërkesës së Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin me nga 45 vite burg të katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Berisha tha: “Të dashur miq, dje në Hagë, Prokuroria paraqiti një pretencë kundë udhëheqjes së Kosovës, identike me pamfletën e propagandës së verbër ultranacionaliste serbe. Nga kjo platformë, iu bëj thirrje gjyqtarëve të vlerësojnë gjithçka në bazë të ligjit, të shpallin pafajësinë e atyre burrave që me heroizëm mbrojtën dhjetëra e mijëra shqiptarë nga gjenocidi serb. Zotëri gjykatës, ballkani ka njohur gjenocide të tmerrshme dhe dy janë ata që e kryen. Vuçic që mori safaarin e qytetarëve...
Burimi:
javanews.al