“Berisha tha se ishullin e Sazanit Fatos Nano ia ka ofruar Berlusconit”, Balla: Është mjeshtër i gënjeshtrës, s’ka pasur kurrë një projekt të tillë

“Berisha tha se ishullin e Sazanit Fatos Nano ia ka ofruar Berlusconit”, Balla: Është mjeshtër i gënjeshtrës, s’ka pasur kurrë një projekt të tillë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka sulmuar kreun e PD Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke e akuzuar për përhapje të gënjeshtrave dhe të pavërtetave.  Ai u ndal te fjalimi i Sali Berishës, i cili tha se ishullin e Sazanit ia ka ofruar Berlusconit, Fatos Nano. Balla tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi nuk ka pasur kurrë një projekt të tillë.   ‘Kur dëgjon dy folësit e fundit kupton qartë se me çfarë opozite kemi të bëjmë. I pari një i ri nga një forcë e re politike dhe tha mjekët në spitale nuk kanë marrë pagat e dhjetorit. Bëra një verifikim dhe nuk ekziston asnjë që nuk ka marr pagën. U çua këtu mjeshtri i gënjeshtrës dhe përmendi të ndjerin Fatos Nano për gjoja një projekt me Berlusconin për ishullin...