Berisha tenton t’i bllokojë mikrofonin në foltore, deputeti i PS i kthehet: Kush ju ka paguar për t’i shitur naftës Serbisë
Sapo deputeti i PS Ardit Bido është ngritur në foltore për t’iu përgjigjur Sali Berishës, ky i fundit është çuar menjëherë në foltore së bashku me të tjerë demokratë duke tentuar bllokimin e mikrofonëve. Berisha akuzoi Bidon si i paguar për të mbrojtur Belinda Ballukun, ndërsa deputeti ia ktheu duke e akuzuar Berishën për shitje të naftës tek serbët dhe përdorimin e të miturve në protestë për akte dhune. “Është më mirë që ju kam afër se sa më shumë, Paguhem nga qytetarët për t’i përfaqësuar. T’ju pyes sy më sy, kush ju ka paguar që naftën t’ia jepni Serbisë? Kush ju ka paguar që minorenët shqiptar ti përdorni si mish për top e ti dërgoni në protesta?”, tha Bido./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv