Berisha: Te Trauma asnjë polic i lënduar. Këlliçi po hante bukë gjatë protestës, policia e procedon

Berisha: Te Trauma asnjë polic i lënduar. Këlliçi po hante bukë gjatë protestës, policia e procedon

Kryedemokrati Sali Berisha ka përgënjeshtruar deklaratat e Policisë dhe ministrave Albana Koçiu dhe Besfort Lamallari për plagosjen e 16 policëve gjatë protestës së opozitës. Berisha shprehet se mbrëmjen e djeshme ka shkuar te Spitali i Traumës dhe se ka konstatuar se nuk ka pasur asnjë polic të lënduar. Sipas tij, e gjitha ka qenë skenar i qeverisë. “Mbrëmë kam shkuar te Spitali i Traumës. Këta njoftonin se 7 policë ishin te trauma. Asnjë i vetëm. Personeli mjekësor më njoftoi se 5 policë i kishin dërguar pa asnjë problem, asnjë lloj shqetësimi. E vërteta kjo. Nuk kishte asnjë polic të plagosur, gjithçka skenar. Asnjë të gërvishtur. Unë i denoncova menjëherë, dhanë komunikatën tjetër se kanë shkuar në 2 spitale. Gënjeshtra. Në një kohë që janë qëlluar me...