Berisha: Të rrëzojmë Ramën! Ngjarjet në Venezuelë na motivojnë të dalim në protesta masive
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zgjedhur që komunikimin e parë për këtë vit ta zhvillojë me qytetarët në rrjetet sociale. Berisha komentoi lajmin për arrestimin e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë një lajm të mirë edhe për shqiptarët. “Këto zhvillime në Venezuelë janë një inkurajim shumë i madh për opozitën shqiptare për të bërë detyrën e vet, largimin sa më shpejt nga pushteti të një personi, të një diktatori që qëndron mbi votën e grabitur, mbi lidhjet e tij me krimin dhe drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve”, tha Berisha. Berisha lajmëroi rinisjen e protestave kundër qeverisë socialiste. E ndërsa komentoi qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për çështjen Balluku, Berisha theksoi se tashmë edhe...
Burimi:
vizionplus.tv