Berisha: Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit më të urryer që shqiptarët kanë patur pas Enver Hoxhës

Berisha: Të gjithë shqiptarët më 24 janar ngrihen në provën më të fuqishme, përballë regjimit më të urryer që shqiptarët kanë patur pas Enver Hoxhës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi foltoren e radhës në zonën e Kombinatit në Tiranë. Ai theksoi se shqiptarët më 24 janar do të përballen me “regjimin më të urryer pas Enver Hoxhës”. Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion dhe vjedhje, duke përmendur dosjet e Lubisë Ballukut, projektet e aeroportit të Vlorës dhe Tunelit të Llogarasë. Ai denoncoi gjithashtu aktivitetet e Armand Frangut dhe lidhjet e tij me kryeministrin, si shembuj të keqpërdorimeve shtetërore. Kreu i PD-së u bëri thirrje demokratëve për një “kryengritje paqësore të pandërprerë” për të rikthyer dinjitetin dhe zhvillimin në vend. Ai ftoi qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që të bashkohen më 24 janar në këtë “provë të fuqishme” kundër qeverisë aktuale. FJALA E BERISHËS: Dhe ju ua rikujtoj këtu. Kujtoni...