Berisha sulmon Gjykatën Kushtetuese: Është kapur nga Edi Rama në mënyrë barbare, ka marrë pushtetin e gjykatave të tjera
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mbledhjen e kryesisë së PD-së në seli. Në fjalën e tij, ai u ndal te Gjykata Kushtetuese, duke thënë se është e kapur në mënyrë barbare nga kryeministri Edi Rama. “Siç jeni njoftuar kjo mbledhje thirret për të diskutuar lidhur me zhvillimet në vend, aksionin opozitar dhe betejën tonë për përmbushjen e misionit të PD-së, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Ne mblidhemi sot në kushtet e një emergjence të vërtetë politike, emergjence të vërtetë natyrore, të gjithanshme. Siç del, Edi Rama ka hequr çdo maskë para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Ai de facto ka kryer një grusht shteti, duke marrë pushtetin e parlamentit, bllokuar funksionimin e parlamentit, detyrimin kushtetues të këtij institucioni për të shqyrtuar...
Burimi:
top-channel.tv