Berisha: Skandali i AKSHI-t po kundërmon në Europë! Rama ka përgjuar dhe kontrolluar edhe të huajt në Shqipëri

Berisha: Skandali i AKSHI-t po kundërmon në Europë! Rama ka përgjuar dhe kontrolluar edhe të huajt në Shqipëri

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka marrë përmasa të rënda dhe tashmë po kundërmon në të gjithë Europën, duke u kthyer në një çështje shqetësimi serioz për sigurinë rajonale dhe atë euroatlantike. Në deklaratat e tij, Berisha theksoi se kjo aferë është duke u diskutuar gjerësisht në kancelaritë europiane, ku sipas tij nuk flitet për asgjë tjetër veçse për implikimet e rënda të skandalit të AKSHI-t. Sipas liderit të opozitës, Rama ka përdorur AKSHI-n si një mekanizëm për përgjimin dhe kontrollin masiv, jo vetëm të qytetarëve shqiptarë, por edhe të shtetasve të huaj që ndodhen në Shqipëri. Berisha akuzoi se përmes kësaj strukture janë nxjerrë dhe eksportuar të dhëna sekrete shtetërore, përfshirë informacione të ndjeshme...