Berisha: S’ka bashkëpunim me Ramën, nuk largohemi nga bulevardi pa rrëzuar qeverinë
Në të njëjtën orë që socialistët kishin kërkuar mbledhjen e komisionit të posaçëm për reformën territoriale, anëtarët demokratë të këtij komisioni erdhën në seli për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar. Vetë kryetari i PD, Sali Berisha, e ka vendosur prej disa javësh që nuk do të ketë bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama për asnjë çështje, përfshi reformën territoriale e zgjedhore. Ndaj sot Berisha as nuk e përmendi komisionin e reformës territoriale dhe u përqendrua tek organizimi i protestave kundër kryeministrit Edi Rama. “Janë me qindra qytetarë që më shkruajnë dhe më thonë se nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën. Ne drejt asaj do të shkojmë. Të themi të vërtetën. Ne drejt asaj do të shkojmë në mënyrë të...
Burimi:
vizionplus.tv