Berisha: Salianji nuk është përjashtuar, por është vetëpërjashtuar
Berisha ka komentuar zhvillimet e brendshme në PD dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në pranverë për drejtimin e partisë, duke u ndalur edhe te emri i Ervin Salianjit. I pyetur nga gazetari Osman Stafa në News 24 nëse do ta shpallë kandidaturën për kryetar të PD-së dhe nëse Partia Demokratike do të pranonte kandidaturën e Ervin Salianjit, Berisha u shpreh se ky i fundit nuk është i përjashtuar nga partia, por është vetëpërjashtuar përmes veprimeve të tij. “Një sqarim, nuk jam këtu për atë çështje. Ai është i vetëpërjashtuar. Lexo nenin 24, është i vetëpërjashtuar”, deklaroi Berisha. Sipas kreut të PD-së, Salianji ka bërë zgjedhjen e tij personale, duke nënvizuar se pasojat burojnë drejtpërdrejt nga vendimet që ai vetë ka marrë. “Ua falin veten...
Burimi:
syri.net