Berisha: Rama po djeg afatin 3-mujor për të shpëtuar Ballukun! Lubia ka kërcënuar zyrtarët e drejtësisë me banda
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tejkalon afatin 3-mujor për shqyrtimin e çështjes së imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku në Kuvend, me qëllim mbrojtjen e saj. Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se mazhoranca mund të jetë duke “djegur” qëllimisht afatin ligjor që përfundon më 12 mars. Ai hodhi akuza të forta ndaj Ramës dhe Ballukut, duke pretenduar për përpjekje për të ndikuar dhe kërcënuar sistemin e drejtësisë, përfshirë prokurorë të SPAK. Berisha akuzoi gjithashtu për korrupsion dhe ndërhyrje në prova, si dhe për përfshirje të zyrtarëve të lartë në veprimtari të paligjshme. Ai përmendi edhe institucionin e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke e cilësuar si “vorbullën më të zezë” në historinë e shtetit shqiptar. Berisha...
Burimi:
syri.net