Berisha: Rama po detyron partnerët tanë të mbyllin integrimin dhe çdo ndihmë tjetër ndaj Shqipërisë

Berisha: Rama po detyron partnerët tanë të mbyllin integrimin dhe çdo ndihmë tjetër ndaj Shqipërisë

Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së se Edi Rama po detyron partnerët ndërkombëtarë të mbyllin procesin e integrimit dhe çdo ndihmë ndaj Shqipërisë. Ai tha se kjo po ndodh pavarësisht paralajmërimeve ultimative nga partnerët që nuk do të tolerojnë pengesa ndaj drejtësisë. Berisha theksoi se partnerët ndërkombëtarë nuk kanë interesa të tjera përveç atyre të qytetarëve shqiptarë dhe se në 35 vite kanë dhënë 8–10 miliardë euro ndihma në mijëra projekte në të gjithë vendin. Sipas tij, këto fonde janë dhënë për të mbështetur zhvillimin, sundimin e ligjit dhe të drejtat e qytetarëve, jo për të mbështetur një diktaturë. FJALA E BERISHËS: Dhe e bën këtë veprim pavarësisht nga paralajmërimet ultimative që ka marrë nga partnerët tanë...