Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd
Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama po gjen zgjidhje në Beograd te Vuçiçi pasi e kanë vënë me shpatulla pas murit nga dhjetëra dosje e fakte. Sipas Berishës qëllimi i Ramës është që të mos hetohet dhe të mos të ulet në bankën e akuzës. “Të gjitha këto, Edi Rama i shumëzon me interesin e tij personal dhe të pushtetit të tij. Në kundërpërgjigje në rrafshin ndërkombëtar, ai firmosi letrën famëkeqe me të damkosurin Aleksandër Vuçiç, duke i deklaruar Europës, BE-së se nuk më duheni ju, por më duhet Vuçiçi. Me Vuçiçin, gjatë këtyre muajve BE ka pasur, siç e keni ndjekur, një debat shumë të fortë dhe aktiv me të cilin i ka përcaktuar atij të gjitha qëndrimet, mospajtimet e BE...
Burimi:
javanews.al