Berisha: Rama është i izoluar, anuloi udhëtimin për në Mynih dhe u puth me Dashin
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha pretendoi se kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih pasi i janë anuluar takimet. Në një komunikim me gazetarët Berisha akuzoi kryeministrin Rama se tashmë është i izoluar nga partnerët ndërkombëtarët, duke ironizuar takimin e tij me ish-deputetin demokrat Dashnor Sula. “Ekziston shprehja popullore, puthu me Milon, por sot kjo është, puthu me Dashin. Edi Rama sot që kishte prenotuar hotele, salltanete dhe bëhej gati komunikata të parafabrikuara të na dërgonte nga konferenca më e rëndësishme vjetore e sigurisë në botë, që është Konferenca e Mynihut, nuk shkoi dot. Ai dhe ekipi i tij nuk u nis dot për Mynih, e anuloi”, tha Berisha. Sipas Berishës, kryeministri Rama po përballet me ndëshkim...
Burimi:
vizionplus.tv