Berisha: Rama dhe Lubia po vazhdojnë me djegien, prishjen, manipulimin dhe asgjësimin e provave monstruoze

Berisha: Rama dhe Lubia po vazhdojnë me djegien, prishjen, manipulimin dhe asgjësimin e provave monstruoze

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministren Belinda Balluku se po vazhdojnë djegien, prishjen, manipulimin dhe asgjësimin e provave në Kryeministri dhe institucionet vartëse. Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi këtë veprim si një akt të pashembullt, duke thënë se Rama “tejkalon Maduron” dhe se është gjykuar tashmë nga opinioni publik dhe interneti. Ai u shpreh se këto janë përpëlitje të qeverisë për t’i shpëtuar përgjegjësisë, ndërsa ironizoi krahasimet mes Ramës dhe presidentit venezuelian Maduro. Berisha kërkoi gjithashtu shpalljen me urgjencë të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura, duke theksuar se dëmet në zonat industriale janë kolosale dhe se bizneset kanë pësuar humbje të mëdha. FJALA E BERISHËS: Unë jam këtu sot për të denoncuar gjithashtu...