Berisha publikon denoncimin: Kompania mori zhavorr në lumë dhe shembi rrugën Dragoshtunë-Përrenjas
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilëson si një ‘krim të rëndë’ në aksin Dragoshtunë-Përrenjas, duke akuzuar kompaninë kontraktuese ANK për marrjen e zhavorrit në shtratin e lumit, çka sipas tij ka sjellë lëvizjen e bazamentit dhe rrëshqitjen e rrugës. Duke publikuar mesazhin e qytetarit digjital në një postim në FB, Berisha thotë se ndërhyrja në lumë ka dëmtuar infrastrukturën dhe ka ndëshkuar të gjithë juglindjen e vendit, ndërsa shton se nga verifikimet e kryera, firma në fjalë rezulton me probleme serioze. Postimi në FB: Ja si e shembi kompania e ndërtimit rrugën Dragoshtunë- Përrenjas, duke marrë zhavorrin e lumit! Denoncoj me forcën më të madhe këtë krim të rëndë që ndëshkoi të gjithë juglindjen e vendit! Lexoni mesazhin e...
Burimi:
syri.net