Berisha: Protesta, leksion qeverisë. Kreu demokrat i drejtohet Ramës: Rri në zyrë nëse je burrë
Një ditë para protestës kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, kryetari i PD, Sali Berisha, u bëri apel qytetarëve t’i bashkohen opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se e shtuna është dita kur do të flasin qytetarët. “Nesër qytetarët, populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi. I bën gjyqin kryeministrit të lidhur kokë e këmbë me vrasës, banditë, trafikantë. I bën gjyqin antishqiptarit më të zi të kohërave që ka përzënë nga ky vend në 10 vite 1 milion e 100 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën evropiane, pa llogaritur hapësira të tjera”, tha Berisha. Sipas kryetarit të PD, Sali Berisha, qytetarët duhet të ngrihen kundër korrupsionit të kryeministrit Edi Rama, numrit 2 të qeverisë,...
Burimi:
vizionplus.tv