Berisha: Protesta e djeshme bindi çdo shqiptar se fitorja mbi regjimin është e sigurt

Berisha: Protesta e djeshme bindi çdo shqiptar se fitorja mbi regjimin është e sigurt

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar protestën e opozitës të mbajtur ditën e djeshme para kryeministrisë. Në një konferencë me gazëtarët, Berisha tha protesta e djeshme do shqiptar se fitorja mbi regjimin është e sigurt. Berisha: Pas 20 shkurtit të vitit 1991, 10 shkurti i vitit 2026 do të shënohet në analet e përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar dhe njerëzor si ngjarja më e rëndësishme. Si faqja më e ndritur e kryengritjes paqësore të shqiptarëve për çlirimin nga diktatura autoritare e organizatës kriminale që kryesohet nga Edi Rama. Shqipëria është tjetër sot, nuk është më kurrë ajo e një dite më parë. Dhe kjo është merita e madhe e njerëzve të sakrificës, e njerëzve të idealeve, e njerëzve të gatshëm...