Berisha: Prokurori i Përgjithshëm, KLGJ-ja dhe ILD-ja kanë lëpirë çizmet e Irenës me shumë mbiemra

Berisha: Prokurori i Përgjithshëm, KLGJ-ja dhe ILD-ja kanë lëpirë çizmet e Irenës me shumë mbiemra

Nga SPAK ku u paraqit këtë të hënë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj prokurorit të Përgjithshëm, KLGJ dhe ILD, lidhur me situatën e gjyqtares Irena Gjoka. Sipas tij, institucionet e mësipërme ‘kanë lëpirë çizmet e Irenës me shumë mbiemra’. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Tani, në qoftë se ka një sistem turpi dhe qesharak, është ky sistem i kësaj drejtësie. Do t’u jap sot vetëm një shembull. Irena me 5 mbiemra, e cila mbrohet nga Altin Troplini sepse për ta mbrojtur, i ka hapur hetim pa emër, për ta mbrojtur nga çdo lloj mase, lëshoi tek këmbët e saj apo bëri t’i lëpijnë çizmet e veta institucionet që vijojnë: Prokurorin e Përgjithshëm, qëiu desh dy vite për...