Berisha pro Ramës dhe gjyqtarëve: Pagat i vendos qeveria, por kryeministri e prishi vetë piramidën e pagave në drejtësi
Sali Berisha takohet në një pikë me Edi Ramën, kritikat ndaj sistemit të drejtësisë. Si ish-kryeministër, Berisha bashkohet me kundërshtarin politik se kush ka të drejtë ekskluzive për t’i rritur pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Pagat dhe piramida e pagave janë e drejtë absolute ekskluzive për të gjithë shtetin dhe institucionet e tij ekzekutive, përveç ndërmarrjeve publike, që funksionojnë me mekanizëm tjetër”, u shpreh Berisha. Por, si kryetar i opozitës, Berisha ndahet nga Rama. Fajëson kryeministrin se e bëri vetë lëmshin kur vendosi të përmbysë piramidën e pagave të drejtësisë. Dhe në këtë pikë, u jep të drejtë gjyqtarëve. “Tani erdhi ky me Vllahicë dhe stër-Vllahicë, përmbysi piramidën e pagave. Ky shakaxhi shkarravitës që ka zero ide për shtetin, nuk e kuptoi se po i vinte...
Burimi:
top-channel.tv