Berisha premton minimumi jetik 200 euro: Do rrisim rrogat dhe pensionet

Berisha premton minimumi jetik 200 euro: Do rrisim rrogat dhe pensionet

Sali Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me Departamentin e Çështjeve Sociale u shpreh se Shqipëria është vendi i vetëm pa përcaktuar minimumin jetik, dhe kjo sjell që qytetarët të përballen me një krizë të rëndë ekonomike. Berisha u shpreh se minimumi jetik është emergjenca më e madhe në këto 13 vite dhe se ajo duhet të jetë të paktën 200 euro. Kryedemokrati kërkoi që vendosja e minimumit jetik, të shoqërohet edhe me një rritje të madhe të rrogave dhe pensioneve. Sali Berisha: PD ka shpallur dhe qëndron për vendosjen e minimumit jetik. Minimumi jetik është përgjigjja më minimale, më e domosdoshme, më emergjente ndaj kësaj situate të krijuar këto 13 vite. Vetëm me minimumin jetik, duke garantuar për çdo qytetar të këtij...