Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita po shkon drejt ngujimit në bulevard, duke theksuar se protestat nuk do të ndalen pa largimin e kryeministrit Edi Rama. “Janë me qindra qytetarë që më shkruajnë dhe më thonë se nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën. Ne drejt asaj do të shkojmë. Në mënyrë të pashmangshme dhe të sigurt,” u shpreh Berisha. Ai theksoi se ky moment kërkon një diskutim të gjerë me qytetarët, mbështetësit dhe strukturat e opozitës, duke nënvizuar se vendimmarrja është në duart e qytetarëve. “Gjithçka është në duart e qytetarëve dhe të rinjve shqiptarë. Unë kam shumë besim. Ne do të vazhdojmë misionin për përmbysjen e kësaj narkodiktature dhe rikthimin e votës së lirë për shqiptarët,” deklaroi...
Burimi:
javanews.al