Berisha për Ballukun: U shfaq si heroinë duke sfiduar qytetarët

Berisha për Ballukun: U shfaq si heroinë duke sfiduar qytetarët

Kreu u PD-së, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale. Ai komentoi ndryshimit në qeveri dhe kalimin e stafetës nga Belinda Balluku te Enea Karakaçi, ministri i i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë. Për ish-zv.kryeministren, Berisha tha se ‘u shfaq duke sfiduar qytetarët’. “Ju e patë se si Ballukun mblodhi ministrinë dhe me duartrokitje dhe mallëngjime u paraqit para tyre sikur të ishte heroinë dhe jo një delinkuente e zezë, hajdutja më e madhe që kombi ka pasur në tërë historinë e vet. Ju e patë sfidën që ajo u bëri qytetarëve shqiptarë, e cila po bëhet kazus, po bëhet shkak për rrënimin e të ardhmes së çdo shqiptari. Ju e patë se ajo me tekstin e përgatitur nga Edi Rama zotohej...