Berisha paralajmëron protestën e ardhshme: Rama s’do të verë kurrë nën kontrollë dinjitetin e shqiptarëve

Berisha paralajmëron protestën e ardhshme: Rama s’do të verë kurrë nën kontrollë dinjitetin e shqiptarëve

Lideri i opozitës, Sali Berisha, paralajmëroi vazhdimin e protestave paqësore, duke theksuar se qytetarët shqiptarë nuk do të lejojnë që Edi Rama t’i vërë nën kontroll dinjitetin dhe vullnetin e tyre. Ai bëri thirrje që shqiptarët të dalin masivisht në sheshe për të kundërshtuar, siç tha, “regjimin armik të shqiptarëve” dhe për të mbrojtur interesat e tyre kundër abuzimeve të dyshes Rama-Balluku. Fjala e tij: Së treti!  Ju jeni dëshmitar të jehonës së jashtëzakonshme europiane dhe botërore të protestës së 22 Marsit. Mediat më të mëdha të botës, agjencitë më të mëdha, rrjetet televizive, gazetat më të mëdha paraqitën gjerësisht revoltën e qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë, ndaj dyshes së korruptuar Rama-Balluku. Pra, në protestë shndriti zëri i qytetarëve shqiptarë që mbrojnë me dinjitet interesat...