Berisha paralajmëron primaret e PD-së: Do fillojmë me procesin për kandidatët e zgjedhjeve të vitit 2027
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi se Partia Demokratike do të nisë procesin e primareve për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2027. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha theksoi se, ndërsa po zhvillohen zgjedhjet për drejtuesit e degëve, është koha të fillojë edhe procesi paralel për përcaktimin e kandidatëve. Sipas Berishës, kjo do të sigurojë që partia të jetë e përgatitur për sfidat elektorale që vijnë. "Ne po bëjmë zgjedhjet në degët të drejtuesve dhe po bëjmë procesin në parti. Jam dakord që duhet të fillojmë njëherë paralel edhe me këtë proces për kandidaturat e zgjedhjeve e vitit 2027.", tha Berisha. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai