Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës
Kreu i Partisë Demokratike ka paralajmëruar protesta dhe grevë urie për të rrëzuar qeverinë. Gjatë takimit me aleatët kreu demokrat akuzon qeverinë për korrupsion, manipulim zgjedhjesh dhe lidhje me drogën. Sipas tij opozita ka një mision që kërkon sakrifica nga shqiptarët dhe u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen për të rrëzuar regjimin. “Këtu jemi. Nuk kanë asnjë kufi. Ndaj dhe shpresa e vetme është opozita. Ne duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë si përpjekje e fundit për të rrëzuar këtë narkoshtet. Është faktuar gjithçka. Është faktuar farsa elektorale në mënyrën më përfundimtare. Janë faktuar vjedhjet dhe këto janë vetëm maja e ajsbergut. Janë faktuar lidhjet me drogën. Një gazetë prestigjioze amerikane shkruante se disa agjenci zbulimi i kanë thënë asaj gazete se përfitues...