Berisha para protestës: Sot është dita e guximit qytetar, dita e ngadhënjimit mbi të keqen…

Berisha para protestës: Sot është dita e guximit qytetar, dita e ngadhënjimit mbi të keqen…

Pak orë para protestës së paralajmëruar të opozitës para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh për mbështetësit e tij përmes një postimi në rrjetin social X.  Në reagimin e tij, Berisha e cilëson ditën e sotme si momentin kur, sipas tij, “populli opozitar” i bën gjyqin politik kryeministrit, të cilin e akuzon për lidhje me banditë, trafikantë dhe vrasës. Sipas kryedemokratit, protesta përfaqëson një akt guximi qytetar dhe një përballje të drejtpërdrejtë me atë që ai e përshkruan si e keqja që ka mbërthyer Shqipërinë.  “Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, shkruan Berisha në mesazhin e tij.