Berisha nuk e harron Altin Dumanin, i lë mesazh në SPAK

Berisha nuk e harron Altin Dumanin, i lë mesazh në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”. Pas daljes nga ambientet e SPAK, Berisha bëri publik mesazhin që kishte lënë në këtë institucion. Edhe pse Altin Dumani, ish-kreu i SPAK, është larguar nga detyra në muajin dhjetor, Berisha ia dedikoi atij mesazhin e tij. “Këtu në SKAP lashë këtë shënim: Altin Troplinit, Pajës së SKAP-it (i mbeti atij, nuk ia vura unë, që kur e fali Elvis Doçin), armikut të pluralizmit politik dhe avokatit të McGonigalit, me garanci se krimet e tij nuk do të mbeten pa ndëshkimin e merituar ligjor. Sali Berisha”, tha kreu i PD për gazetarët. Ish-kryeministri, i...