Berisha njofton protestën e radhës: Më 22 mars, e gjithë Shqipëria në rrugët e Tiranës!

Berisha njofton protestën e radhës: Më 22 mars, e gjithë Shqipëria në rrugët e Tiranës!

sali berisha TIRANË- Pas përfundimit të protestës para Kuvendit këtë të enjte, ku u rrëzua kërkesa për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, kryedemokrati Sali Berisha njoftoi protestën e radhës. Nga selia e Partisë Demokratike, Berisha iu drejtua mediave me një prononcim të shkurtër, teksa bëri me dije se protesta e radhës do të jetë më 22 mars. Kryedemokrati u bëri thirrje qytetarëve të dalin në rrugë për një kryengritje paqësore.  “Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. Të vazhdojmë kryengritjen paqësore gjer në fitore. Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare”, tha Berisha. Sot, që prej orës 10, opozita protestoi para Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën ditë kur u diskutua dhe...