Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve
Sali Berisha paralajmëroi vijimin e protestave të opozitës, duke theksuar se kryeministri Edi Rama nuk mund të vërë nën kontroll vullnetin dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Në një deklaratë nga selia blu ai ftoi shqiptarët në protestën e radhës, po pa specifikuar datën dhe orën. “Unë garantoj qytetarët se PD është e vendosur që stinën e kryengritjes paqësore ta vazhdojë me vendosmërinë më të madhe. Ndaj dhe ftoj shqiptarët, në datën dhe orën e caktuar që do të jetë shumë e shpejtë, të dalim në shesh në kryengritjen më të fuqishme që të çojmë Shqipërinë drejt fitores, drejt përmbysjes së këtij regjimi armik të shqiptarëve”, u shpreh Berisha. Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve për të ushtruar kontroll mbi institucionet, përfshirë SPAK, qeveria nuk do të arrijë të...
Burimi:
javanews.al