Berisha nga Strasburgu: Rama rrezik për Europën, të dhënat sekrete të NATO-s kanë përfunduar tek kartelet e drogës

Berisha nga Strasburgu: Rama rrezik për Europën, të dhënat sekrete të NATO-s kanë përfunduar tek kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili ndodhet në Strasburg, gjatë diskutimeve në Asamblenë e Këshillit të Europës për monitorimin dhe zgjedhjet në Shqipëri, sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si ‘narko-diktator’ dhe rrezik serioz jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet europiane. Berisha falënderoi drejtuesit e Asamblesë për anulimin e takimeve zyrtare të Ramës pas një fjalimi që ai e quajti të stilit alla-Gadaff, duke e konsideruar këtë një akt mbështetjeje për shqiptarët. Ai deklaroi se qeveria shqiptare është e lidhur drejtpërdrejt me klane të drogës, të cilat sipas tij kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut të kokainës dhe heroinës në disa vende të Europës. Sipas kryedemokratit Sali Berishës, Shqipëria është shndërruar në një qendër të pastrimit të parave...