Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

Berisha nga SPAK: Prokurori i Përgjithshëm i lëpiu çizmet Irena Gjokës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë, më 16 mars, në SPAK, si pjesë e masës së sigurisë ndaj tij për “detyrim paraqitjeje”, lidhur me çështjen e dosjes “Partizani”. “Nëqoftëse ka një sistem turpi dhe qesharak është sistemi i kësaj drejtësie. Do t’ju jap vetëm një shembull. Irena me 5 mbiemra e cila mbrohet nga Altin Troplini, sepse për ta mbrojtur, i ka hapur hetim pa emër, për ta mbrojtur nga çdo lloj mase… lëshoi te këmbët e saj, apo bëri t’i lëpijë çizmet e veta, institucionet që vijojnë: Prokurorin e Përgjithshëm që iu desh dy vite për të nxjerrë një vendim i cili ishte evident që në javën e parë. Prokurori i Përgjithshëm pra u zvarrit 2 vite, duke lëpirë...