Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie
Kryedemokrati Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme i pranishëm në Krujë ku u mbajt foltore e radhës. Gjatë fjalës së tij ai uroi 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Berisha tha se në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet, si një shembull, demokracie, drite, shprese për rajonin dhe shqiptarët. “Evokoj sot këtë moment, sepse sot ne kemi një datë të madhe të shënuar në historinë e kombit, pavarësinë e Kosovës. Në kushtet më të pabarabarta, në pamje më të pamundura, shqiptarët ia dolën të bëjnë të pamundurën të mundur. Ia dolën me përpjekjet e tyre mbinjerëzore, me luftërat, me luftën e tyre, të bëjnë të pavarur Kosovën, të mos jenë më të shtypur, siç ishin dhe në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si...
Burimi:
vizionplus.tv