Berisha në Strasburg: Partia-shtet po shkatërrojnë zgjedhjet në Shqipëri

Berisha në Strasburg: Partia-shtet po shkatërrojnë zgjedhjet në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha deklaroi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg se zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga dy fenomene madhore: partia-shtet dhe narkoshteti. Ai theksoi se, ndryshe nga zgjedhjet e lira që i shërbejnë shtetit të së drejtës, farsa zgjedhore prodhon efektin e kundërt. Berisha akuzoi se krimi i organizuar ka shndërruar drogën në vota dhe votat në mbrojtje politike, duke përmendur deputetë të mbështetur nga kartele droge dhe bllokimin e drejtësisë. Lideri demokrat akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për pengimin e hetimeve dhe paralajmëroi për kapjen e institucioneve dhe keqpërdorimin e të dhënave shtetërore nga grupet kriminale. Fjala e plotë: Faleminderit, zonja Kryetare. Mendoj se çështja e zgjedhjeve në krizë, por edhe jashtë krizës, ka si...