Berisha në SPAK për zbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’, lideri i PD deklaratë për mediat: Sovrani do thotë fjalën e tij

Berisha në SPAK për zbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’, lideri i PD deklaratë për mediat: Sovrani do thotë fjalën e tij

Kreu i PD-së, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK. Lideri i PD zbatoi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Menjëherë pasi doli nga SPAK, Berisha foli për mediat. “Meqenëse jam këtu, i them Edi Ramës mos mendo se ke mbyllur dosjen tënde. Kurrë! Dosja jote nuk mbyllet kurrë, as me një Lubi, as me 5 Lubi. Bëj ç’të duash, të gjitha janë vetëm për Edi Ramën dhe absolutisht sovrani do të thotë fjalën e tij, do të jetë sovrani ai që do t’i tregojë vendin dhe do e çojë në bankën e të akuzuarve siç e meriton”, tha Berisha për mediat. Top Channel