Berisha në Parlamentin belg, kryedemokrati zbardh diskutimet: Paraqitëm kërkesën e opozitës për qeveri teknike

Berisha në Parlamentin belg, kryedemokrati zbardh diskutimet: Paraqitëm kërkesën e opozitës për qeveri teknike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takime të rëndësishme në Parlamentin belg, përfshirë edhe zv.kryetarja e Komisionit të Jashtëm të parlamentit dhe anëtarë të Komisionit të Jashtëm. Berisha thotë se paraqiti ‘krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për një qeveri teknike’. Kryedemokrati thotë se ngriti gjithashtu shqetësime për ‘korrupsionin dhe ndikimin e krimit të organizuar’. “Zhvilluam këtu pas takimit që patëm në parlamentin e kryeqytetit të Belgjikës, që është njëkohësisht kryeqyteti i Europës dhe unë kam lidhje tradicionale me parlamentin e këtij qyteti të bekuar. Erdhëm këtu në parlamentin federal dhe u takuam me zëvendëskryetaren e Komisionit të Jashtëm të parlamentit dhe anëtarë të Komisionit të Jashtëm të parlamentit ku paraqitëm gjendjen në Shqipëri, situatën dramatike në të cilën ndodhet dhe krizën...