Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Berisha në Korçë, Salianji e sfidon nga Shkodra: SPAK ka bërë punë të shkëlqyer, duhet mbështetur
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka vijuar turin e tij të takimeve në qytetin e Shkodrës, në të njëjtën orë që kryedemokrati Sali Berisha po zhvillonte “Foltoren” në qytetin e Korçës. Në fjalën e tij para demokratëve shkodranë, Salianji, ndryshe nga retorika e përdorur nga Berisha, ka theksuar se SPAK dhe GJKKO po bëjnë një punë të shkëlqyer. Ai tha se SPAK dhe GJKKO po tregojnë se drejtësia është e pavarur dhe po godet ata që konsideroheshin të pandëshkueshëm. “SPAK po tregon me fakte pavarësinë në disa nivele. Kjo është një shpresë e madhe për shoqërinë shqiptare. SPAK duhet mbështetur dhe duhet thënë e vërteta ashtu siç është. SPAK dhe GJKKO nuk mund të zëvendësojnë kurrsesi përgjegjësinë politike, e cila është përgjegjësi e kryeministrit. Detyrimi...