Berisha në “Foltoren” e parë të 2026: Ky është viti i ndryshimit
Kryedemokrati Sali Berisha, në “Foltoren” e parë të këtij viti para Kryeministrisë, tha se viti 2026 është i ngjashëm me vitet e rrëzimit të diktaturave komuniste në Europë. Ai tha se arrestimi i Maduros është një lajm i mirë për shqiptarët. Sipas Berishës, presidenti Trump ka paralajmëruar të gjithë diktatorët se do të kenë fatin e Maduros, duke shtuar se edhe Ramën e pret i njëjti fat. “Viti 2026 ngjan shumë në histori me vitin e rrëzimit të diktaturave komuniste, njëra pas tjetrës. Sot diktaturat më të përhapura janë narkodiktaturat dhe autokracitë elektorale. Lavdi Zotit, Ushtria Amerikane, në një operacion më të përsosurin në histori, arrestoi dhe nxori sot para gjyqit Ramaduron e Venezuelës. Mediat e majta të kontrolluara në Shqipëri, nga mëngjesi deri në...
Burimi:
vizionplus.tv