Berisha: Në 24 Janar ftoj çdo shqiptar në rrugë dhe sheshe të Tiranës, të rikthejmë besimin tek ky vend i bekuar nga Zoti

Berisha: Në 24 Janar ftoj çdo shqiptar në rrugë dhe sheshe të Tiranës, të rikthejmë besimin tek ky vend i bekuar nga Zoti

Në përfundim të bashkëbisedimit me qytetarët, lideri demokrat, Sali Berisha ka bërë thirrje publike për mobilizim qytetar, duke ftuar çdo shqiptar që më 24 Janar të dalë në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Kreu i PD-së e cilëson protestën si një përpjekje vendimtare për të ngritur zërin kundër qeverisjes aktuale, për të kundërshtuar atë që ai e quan plaçkitje të pasurive publike dhe për të rikthyer shpresën, të ardhmen dhe besimin te Shqipëria. BERISHA: Thirrja ime është për çdo qytetar shqiptar në datën 24 Janar, në një përpjekje të fuqishme të ngremë zërin tonë, të bashkuar që të dëgjohet në çdo votër shqiptare, të dëgjohet në të 4 anët e botës. Vërtetë Shqipëria ka një organizatë kriminale si qeveri, vërtetë ka një kryeministër i cili...