Burimi:
top-channel.tv

Foto © top-channel.tv
Berisha ndryshon fjalorin për SPAK, sulmon Kushtetuesen: Braho ka vlerësimin tonë. Gjykata, si organizatë e PS
Që prej zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të SPAK-ut, opozita e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Prokurorisë së Posaccme. Fjalori institucional në drejtim të drejtuesit të ri u vu re edhe sot pas paraqitje së kryetarit të PD-së, Sali Berisha për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”. Në një komunikim me mediat, ai sulmoi Altin Dumanin, por tha se vlerëson Brahon, nëse edhe ky do të zbatojë ligjin. “Qëndrimi im ndaj çdo punonjësi të Prokurorisë Speciale, Gjykatës Speciale, policisë, BKH-së është qëndrimi që ata do të mbajnë ndaj ligjit. Ne nuk kërkojmë absolutisht asgjë tjetër, veç se zbatimin e ligjit. Drejtuesi i ri, e thashë dhe njëherë, çdo drejtues dhe punonjës i këtij institucioni që zbaton ligjin, ka dhe do të ketë vlerësimin dhe mbështetjen e...








