Berisha: Mosbindje civile në 10 shkurt. Kreu i PD: Nuk përjashtojmë asnjë skenar, në shesh deri në largimin e Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk përjashtoi asnjë skenar për protestën e 10 shkurtit. Në një bashkëbisedim me qytetarët online, kryedemokrati paralajmëroi se opozita ka në plan të gjitha format e mosbindjes civile. “Kemi në plan dhe projekt të gjitha format e mosbindjes civile. Ndaj PD kërkon dhe fton qytetarët që të bëjmë gjithçka për fitoren e kësaj beteje, por kjo kërkon qartësi. Kërkon që çdo qytetar të realizojë se kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike, ku pushtetet janë në një dorë”, tha Berisha. Berisha u ndal edhe te partitë e tjera opozitare, për të cilat u shpreh se heshtja e tyre i shërben vetëm qeverisë. “Njeriu është i lirë të thotë atë që do. Zgjedhësit, ata që kanë votuar Agron Shehajn se...
Burimi:
vizionplus.tv