Berisha “mesazh” për Salianjin: Punon për interesa private, kam dokumente, në PD do të ketë spastrime

Berisha “mesazh” për Salianjin: Punon për interesa private, kam dokumente, në PD do të ketë spastrime

Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim me qytetarët ka folur rreth përplasjeve të fundit me ish-deputetin demokrat Ervin Salianji. Ai theksoi se Salianji e ka vetëpërjashtuar veten nga partia, duke e akuzuar se ai po mbron interesa private dhe të paligjshme, për të cilat pretendon se i ka dhe të dokumentuara. Kreu i opozitës përmendi nenin 24 të statutit të PD-së që sipas tij justifikon përjashtimin e Salianjit. Sipas këtij neni për të marrë një vendim të tillë duhet të mblidhen forumet përkatëse, përfshirë dhe kryesinë e degës. Duke u kthyer përgjigje qytetarëve ai ka theksuar se ndarja e PD-së nga këta individë, nuk është humbje por ringritje dhe forcim të strukrurave të partisë. Berisha paralajmëroi edhe spastrime në...